Leona Lewis – Thunder (video)

Leona Lewis

Leona Lewis pritet ta lansojë studio-albumin e ri I Am më 11 shtator. Kënga e re Thunder është shkruar nga vetë Lewis, e cila ka bashkëpunuar me Toby Gad (i cili qëndron edhe pas Fire Under My Feet). Videoja muzikore për këngën në fjalë është përgatitur nga Sarah McColgan.

New Order – Restless (video)

New Order

Rock-bendi anglez, New Order, është kthyer në skenën muzikore me singlin e ri, Restless. Kënga shërben si shkëputja e parë nga studio-albumi i dhjetë, Music Complete, i cili pritet më 25 shtator.

Lana Del Rey – High By The Beach (video)

Lana Del Ray

Kënga e re, e cila u prezantua si singli zyrtar nga projekti i ri muzikor i Lana Del Rey, High by the Beach, ka fituar videoklipin. Kënga është shkruar nga Lana Del Rey, Rick Nowels dhe Kieron Menzies.

Disclosure feat. Kwabs – Willing and Able

disclosure

Dyshja Disclosure, vazhdon me promovimin e studio-albumit të dytë, Caracal, i cili pritet të plasohet në treg më 25 shtator 2015. Singli i tretë nga ky album është kënga Willing and Able, një bashkëpunim me Kwabs.

Alicia Keys prezanton një këngë të re (audio)

Alicia Keys

Studio-albumi i gjashtë i Alicia Keys, do të lansohet këtë vit nëpërmjet TIDAL dhe RCA Records. Singli i parë nga ky album ishte kënga 28 Thousands Days (për kampanjën verë/vjeshtë të Levi’s). Në The Blitz, Keys jep disa detaje rreth albumit të ri, duke prezantuar një këngë të re, ende pa titull – dëgjoni këtu.

https://vid.me/ftEf