Lana Del Rey – High By The Beach (video)

Lana Del Ray

Kënga e re, e cila u prezantua si singli zyrtar nga projekti i ri muzikor i Lana Del Rey, High by the Beach, ka fituar videoklipin. Kënga është shkruar nga Lana Del Rey, Rick Nowels dhe Kieron Menzies.

Disclosure feat. Kwabs – Willing and Able

disclosure

Dyshja Disclosure, vazhdon me promovimin e studio-albumit të dytë, Caracal, i cili pritet të plasohet në treg më 25 shtator 2015. Singli i tretë nga ky album është kënga Willing and Able, një bashkëpunim me Kwabs.

Alicia Keys prezanton një këngë të re (audio)

Alicia Keys

Studio-albumi i gjashtë i Alicia Keys, do të lansohet këtë vit nëpërmjet TIDAL dhe RCA Records. Singli i parë nga ky album ishte kënga 28 Thousands Days (për kampanjën verë/vjeshtë të Levi’s). Në The Blitz, Keys jep disa detaje rreth albumit të ri, duke prezantuar një këngë të re, ende pa titull – dëgjoni këtu.

https://vid.me/ftEf

Robin Thicke (feat.Nicki Minaj)-Back Together (video-teaser)

Robin Thicke

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, Robin Thicke dhe Nicki Minaj, kanë prezantuar bashkëpunimin e emërtuar Back Together. Ky është singli i dytë i shkëputur nga albumi i tetë i Thicke, i cili pritet të lansohet gjatë këtij viti. Kënga, një ‘teaser’ për videon e të cilës mund ta shikoni duke klikuar këtu, është shkruar nga Max Martin, Savan Kotecha dhe Ali Payami.

https://instagram.com/explore/tags/BackTogetherVideo/

Pink sjell albumin e shtatë këtë vit

Pink

Studio-albumi i shtatë ende i paemërtuar i këngëtares Pink, është në përfundim e sipër dhe pritet të lansohet këtë vit. Ky album vjen pas atij të vitit 2014, The Truth About Love. Për albumin e ri, ajo ka bashkëpunuar me Greg Kurstin. Si pjesë të albumit, këto janë këngët e konfirmuara deri më tani:
Casualty|Alecia Moore, Greg Kurstin & Sia Furler
Exit Strategy|Alecia Moore & Daniel Wilson
Today’s the Day|Alecia Moore & Greg Kurstin
Stage Diver/I. Everitt & S. Everitt
We Could Have It All|Alecia Moore, Beck Hansen & Greg Kurstin
Where We Go/Alecia Moore & Greg Kurstin.
Kënga Today’s the Day është konfirmuar të jetë melodia kryesore e sezonit të 13-të të The Ellen Show.

Një ‘solo-album’ i Kurt Cobain lansohet në nëntor

Curt Cobain

Një ‘solo-album’ i të ndjerit Curt Cobain, pritet të lansohet këtë nëntor, si shoqërues i dokumentarit Montage of Heck. Përmbledhja shërben si kolona zanore e filmit dhe përfshin muzikë të padëgjuar deri më tani nga frontmeni i Nirvana. Duke klikuar këtu, mund të dëgjoni një ‘’pjesëz’ të një kënge të padëgjuar deri më tani.

http://bcove.me/2joszlw8